Ora News – Rama: Për katër vite e kishte mendjen te pushteti

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

0 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I bindur se në 26 qershor, Partia Socialiste do të ketë mandatet e nevojshme për të krijuar e vetme qëeverinë, Kryeministri Edi Rama akuzoi sërish aleatin e tij në katër vitet e shkuara se e ka pasur mendjen te pushteti. Nga Kashari, Rama tha se ndryshe nga partitë e tjera, PS ka dhënë provat se i mban premtimet.
Për kryeministrin Edi Rama koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim ka qenë i frytshëm. Reformat tha ai, në takimin që pati në Kashar, u udhëhoqën nga Partia Socialiste ndërsa akuzoi aleatin në qeverisje se mendjen e ka pasur te pushteti.
Koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim u kris tha Rama kur duhej të votohej reforma në drejtësi.
Kryeiministri pati një përgjigje edhe për ata që e kritikojnë për çështjen e timonit. Ai tha se kur flet për timon e ka fjalën për busullën që do ta çojë Shqipërinë në drejtimin e duhur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-per-kater-vite-e-kishte-mendjen-te-pushteti/