Report TV - Vettingu në GJK,Moisiu:Gjyqtarët nuk duan të gërmohet e kaluara

  • 7 years ago
Ish-presidenti Alfred Moisiu paralajmëron skenarë të gjyqtarëve për të mos lejuar zbatimin e ligjit të Vettingut siç është votuar në parlament.

Në një prononcim për medita, Alfred Moisiu, e konsideron një hile të shoqatave të gjyqtarëve që i janë drejtuar Kushtetueses për të ankimuar këtë ligj në një kohë kur vëmendja është fokusuar tek fushata zgjedhore.

Ankimimi i tyre, sipas Moisiut, nuk duhet të ishte pranuar nga Kushtetuesja, ndërsa thelbi i ankimit sipas tij është përpjekja e gjyqtarëve për të mbrojtur veten e tyre.

?Kohët e fundit kanë ndodhur disa gjëra që na tërheqin vëmendjen. Disa shoqata të gjyqtarëve kanë bërë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të bërë disa rregullime. Është gjetur një kohë që jo të gjithë e kanë vëmendjen, për të arritur një qëllim të mbrapshtë.

Kam respekt për Kushtetuesen por ama nuk mund të rri pa folur kur shoh që diçka nuk është e drejtë?, u shpreh Moisiu.

Sipas tij, ligji i Vettingut duhet të implementohet dhe se zbatimi i tij do të vendosë në rrugën e duhur drejtësinë e cila nuk do të ketë më asnjë lidhje as me ryshfetet edhe as me presionet politike.

?Kjo që po ndodh për mënyrën se si u pranua dhe u vendos të bëhet në mënyrë të heshtur, kjo na shqetëson.

Recommended