Report TV - Basha:Po na kërkojnë dorën,do u japim brrylin, jo pazar me PS-LSI

  • 7 years ago
?Kanë mbetur në derë të Republikës së re duke kërkuar dorën, por nuk do të ketë pazar as me PS dhe as me LSI?.

Kështu u shpreh Lulzim Basha gjatë takimeve në qytetin e Kuçovës, duke u kërkuar qytetarëve që mos dëgjojnë sirenat për koalicione në qeverisje me PS pas 25 qershorit.

?Mos dëgjoni sirenat se flasin për pazare dhe koalicione. Republika e vjetër është bërë reçkë dhe nuk kanë pikë turpi, kanë mbetur në derë të Republikës së re duke kërkuar dorën.