Porti i Durrësit - Rriten me 22 % eksportet e xhamit e melaminës drejt Kosovës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në portin e Durrësit, shënohet rritje e eksporteve drejt Kosovës, ku materiale si xhami dhe melamina kanë pësuar rritje me 22 për qind. Në tërësinë e volumit tregtar që kalon në port, eksportet ruajnë trendin pozitiv me 10 për qind më shumë se importet, bazuar kryesisht tek çimentoja. Autoriteti Portual pret këtë vit edhe më shumë kroçera dhe jahte turistike.
Pesë muajt e parë të këtij viti shënojnë rritje të eksporteve me Kosovën nga porti i Durrësit, ku sipas shifrave të Autoritetit Portual dy mallra që kanë si destinacion Kosovën, si xhamat dhe melamina, janë rritur me 22 përqind.
Sipas zëdhënësit të këtij Autoriteti, Gëzim Kabashi, trendi është pozitiv në favor të eksporteve shqiptare në shifrën 10 për qind, bazuar më shumë tek shitjet e çimentos.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/rriten-me-22-eksportet-e-xhamit-e-melamines-drejt-kosoves/