Nisin hetimet për hotel “Dajtin” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për tenderin e zhvilluar nga Banka e Shqipërisë për rikonstruksionin e ish-hotel ?Dajtit?. Lajmi konfirmohet nga organi i akuzës.Mësohet se hetimet kanë nisur kryesisht për pabarazi në tender dhe për shpërdorim detyre. Hetuesit kanë nisur me verifikimin e plotë të dokumentacionit për të mësuar me shume rreth procedurës së ndjekur për këtë tender.Por hetimeve të prokurorisë, do t?i bashkëngjitet edhe një auditim që Kontrolli i Lartë i Shtetit do të nisë përpikërish për këtë prokurim.Burime nga ky institucion konfirmuan për Vizion Plus se edhe KLSH do të auditojë Bankën Qendrore.Banka e Shqipërisë ka zhvilluar një tender me një vlerë 16 milion euro për të rikonstruktuar godinën e ish-hotel Dajtit në një mungesë të plotë transparence dhe larg syrit e vëmendjes së grupeve të interesuara për të marrë pjesë në garë. Dyshimet për një aferë korruptive në këtë proces u shtuan edhe më shumë kur banka refuzoi të japë shpjegime lidhur me garën e zhvilluar. Askush nuk e di sot se cfare e pengon bankën të bëjë publik emrin e kompanisë fituese, kush ishin 7 firmat pjesëmarrëse në garë, si dhe kriteret e përcaktuara për fituesin. Të gjitha këto pikëpyetje që vijojnë në mënyrë të pakuptimtë të mos marrin përgjigje nga Banka e Shqipërisë do të zbardhen nga prokuroria, e cila ka marrë në dorë këtë situatë.Por sikur të mos mjaftoje mungesa e transparencës zyrtarë të bankës kanë zgjedhur të shmangin edhe njoftimin e mediave që duan të hedhin dritë mbi këtë aferë, lidhur me aktivitet që zhvillon ky institucion.