Report TV - Ministrja teknike e Arsimit kallëzim penal sekretarit të MAS

  • 7 years ago
Ministrja teknike e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina ka depozituar sot në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin penal për Plarent Ndrecën, Sekretar i Përgjithshëm pranë kësaj ministrie.

MAS:Ndreca cenoi procesin e Maturës Shtetërore 2017
Sipas njoftimit ky kallëzim vjen pasi Ndreca ka bërë shkelje të rënda ligjore të kryera jashtë kompetencave të funksionit të tij që cenojnë veprimtarinë e ministrisë gjatë procesit të Maturës Shtetërore 2017.

Gjithashtu, Ministrja Karabina ka depozituar pranë Departamentit të Administratës Publike, kërkesën zyrtare për lirimin e menjëhershëm të Ndrecës nga funksioni i Sekretarit të Përgjithshëm.