Ora News – Bombola e gazit të mbahen jashtë ambienteve të kuzhinës, në kasa metalike

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në muajt që na presin të sezonit turistik pritet të rritet edhe përdorimi i lëndës së gazit për shërbime të ndryshme nga familjarët dhe bizneset. Ndërsa ka filluar një inspektim i zonave bregdetare, hoteleve dhe restoranteve, drejtori i inspektimeve të Inspektoriatit Shtetëror Arjan Goshi paralajmëron këto biznese të respektojnë rregullat për përdorimin dhe mbajtjen e bombolave.Ndërsa këshilla sigurie Goshi renditi për të gjithë përdorusit e bombolave.
Prej muajit maj ka filluar inspektimi i zonave bregdetare nga inspektoriati shtetëror Teknik Industrial për respektimin e ligjit dhe rregullave të përdorimit të bombolave të gazit.
Për t?i paraprirë sezonit turistik kur përdorimi i gazit ka përdorim më të gjerë, Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit të gazit Arjan Goshi kërkon nga bizneset që të marrim masa për ambiente të posaccmë sigurie sipas rregullave të vendosjes së bombolave.
Arjan Goshi: Në ato raste kur konstatojmë se bombolat janë brenda ambienteve të gatimit, direkt urdhër ndalesë me detyrë të menjëhershme që të dalin jashtë këtyre ambienteve dhe të instalohen brenda kasave metalike.
Drejtori Goshi rikujtojnë për të gjithë qytetarët që përdorin gazin si lëndë djegëse për shërbime të ndryshme, masat që duhet të marrin dhe zbatimin e rregullave të përdorimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bombola-e-gazit-te-mbahen-jashte-ambienteve-te-kuzhines-ne-kasa-metalike/

Recommended