Report TV - Vettingu,Luan Rama-Noka:Lista me 2 standarte e politike

  • 7 years ago
TIRANË-Njerëzit që do të bëjnë Vettingun kontestohen nga PD e LSI. Sipas tyre në listat e propozuara nga Avokati i Popullit tek ONM, janë pranuar personazhë që kishin të njëjtin background si ata që u përjashtuan nga listat.

68 emra janë ata të përzgjedhur sot nga Komisioni Ad Hoc për të bërë Vettingun e drejtësisë shqiptare. Për rreth 2 orë me dyer të mbyllura deputetët e komisionit përzgjedhës arritën me debate të prodhonin listën finale te kandidatëve për Vettingun.