Ora News – Gjyqi ndaj Shullazit, Prokuroria kërkon si dëshmitarë Tahirin dhe Nikollën

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas disa seancave të dështuara, Gjykata e Krimeve të Rënda ka mundur të hapë shqyrtimin gjyqësor për Emiljano Shullazin dhe 4 bashkëpunëtoreve të tij.
Pasi ka lexuar kërkesën për gjykim, prokurorja e cështjes Elisabeta Ymeraj kërkoi të pyeten ne cilesine e dëshmitarit 38 persona ne lidhje me kërcënimin e rektorit Mynyr Koni dhe të biznesmenit Ylvi Beqaj si edhe shkatërrimin e pronës se Jani Zakës.
Mes tyre janë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla , dëshmitë e të cilëve sipas prokurores janë të rëndësishme per procesin.
Në gjykatë jane thirrur edhe rektori Mynyr Koni, Dhori Kule, kreu i Policisë Haki Çako, Ervin Hodaj, ish- kreu i policisë se kryeqytetit dhe biznesmeni Ylvi Beqja. Togat e zeza do të shprehen në 6 qershor nëse do të pranojnë apo jo kërkesën e prokurorisë.
Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela, Blerim Shullazi u arrestuan 1 vit më parë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjyqi-ndaj-shullazit-prokuroria-kerkon-si-deshmitare-tahirin-dhe-nikollen/