Ora News – Ahmetaj: Rrisim me 30-40% pagat e mjekëve dhe mësuesve

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

6 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në katër vjeçarin e ardhshëm Partia Socialiste premton ulje të tatim fitimit për pagat e larta si dhe të dividentit. Ish ministri i Financave Arben Ahmetaj duke prezantuar programin theksoi se do të rriten ne 30 për qind deri në 40 për qind pagat për mjekët dhe mësuesit
Përpos premtimit për shtimin e 220 mijë vendeve të reja të punës, në mandatin e ardhshëm qeveria e Ramës do të rrisë me 30-40% pagat për disa kategori punonjësish si dhe do të shtojë përfitimet për pensionistët. Kështu premtoi ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë një mëngjesi pune me sipërmarrës e përfaqësues të dhomave të tregtisë.
Ahmetaj: Ne do të vazhdojmë me rritjen e pagave dhe me rritjen e pensioneve. Ne marrim përsipër që në kategorinë specifike të administratës publike të rrisim pagat deri në 40% dhe do të fokusohemi tek mjekët, infermierët, mësuesit nga 7 deri në 10 mijë lekë të reja në fund të vitit për cdo pensionist.
Ulje drastike do të ketë dhe për dividentin e kompanive, por dhe për pagat mbi 130 mijë lekë në muaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ahmetaj-rrisim-me-30-40-pagat-e-mjekeve-dhe-mesuesve/