Kryeministri Rama edhe mund ta cilësojë listën e PD si bashkim humbësish, mirëpo dega e demokratëve në Vlorë paralajmëron se me emrat e përzgjedhur do të rrezikojë edhe mandatin e vetë Ramës. Paralajmërimi vjen pas zyrtarizimit të listës së Vlorës, në të cilën janë përfshirë emrat e aleatëve, ku bie në sy edhe ish-deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri. Pas zyrtarizimit të listës së kandidatëve për deputetë në Vlorë, demokratët duken plot besim se do të rrezikojnë edhe mandatin e kryeministrit Edi Rama, i gjashti në listën e socialistëve. Nazeraj: Ne kërkojmë të maksimalizojmë votat, rreshtimit ironik të PS-së ku i gjashti është kryetari i PS apo Kryeministri i vendit. Ne i kemi vënë një listë serioze për ta injoruar këtë ironi. Ne objektivin e kemi të nxjerrim jashtë loje pikërisht kryetarin e PS-së. Lista e kandidatëve të Partisë Demokratike për Vlorën, duket se nuk ka hasur në kundërshtime, edhe pse në të janë përfshirë emrat e aleatëve, ku i treti renditet kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ndërsa Dashamir Tahiri, ish-deputeti i PDIU tashme ne rradhet e Partise Republikane listohet i pesti. Edhe Balli Kombetar përfaqësohet në listën e Vlorës me Adriatik Alimadhin në vendin e gjashtë.