Report TV - Tiranë, Policia sekuestron 470 kg hashash te Ish-Fusha e Aviacionit

  • 7 years ago
TIRANË-Në mbrëmjen e së premtes, gjatë një aksioni të policisë është bërë e mundur sekuestrimi i rreth 468.2 kg hashash në zonën e quajtur Ish-Fusha e Aviacionit, në afërsi të Laprakës, në një banesë private.

Në sajë të operacionit antidrogë i koduar "Qark i mbyllur" janë arrestuar Arif Plasa, 55 vjeç dhe Besnik Berisha, 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Lënda narkotike ishte paketuar në 15 thasë të zinj plasmasi dhe ishte bërë gati për shitje.

Nga kontrolli i kryer në banesën e shtetasit Besnik Berisha, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 468.2 kg lëndë narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.