Ora News – Idrizi shpërthen kundër marrëveshjes Rama-Basha

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ftuar në ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News ka shpërthyer në akuza ndaj marrëveshjes Rama-Basha.
Sipas Idrizit, sot pas kaq vitesh, dy partitë e mëdha që kanë përjashtuar njëra-tjetrën, bëhen bashkë në qeveri dhe vendosin kundër koalicioneve. Ai thotë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë që dy palët që garojnë në zgjedhje të jenë bashkë në qeveri.
Pjesë nga biseda:
Idrizi: Rama ka të gjithë të drejtën e Zotit të realizojë ëndrrat e tij.
Hila: Kjo nuk është ëndërr demokratike të zhdukë interlekutorët.
Idrizi: Nuk besoj që është në interesin publik që parti që në 27 vjet në mënyrë ciklike kanë zëvendësuar njëra-tjetrën që sot që ka nevojë më shumë se kurrë për forca të reja politike apo për të qenë qytetarët ata që vendosin për mazhoranca dhe opozita. Imagjinoni, që në muajin e fushatës zgjedhore bëhet një qeveri e të dy palëve që janë në garë. Kjo nuk ka ndodhur dhe as nuk ka për të ndodhur. Do të hyjë në analet e historive politike si ?Kay Study?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/idrizi-shperthen-kunder-marreveshjes-rama-basha/

Recommended