Ngritja e organeve të vetingut - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne kuvendin e Shqipërisë jane mbledhur te tre komisionet qe jane përgjegjëse per ngritjen e organeve te vetingut.Ne fillim u mblodhën dy komisionet qe përgjigjen per votimin e anëtareve te komisionit te posaçëm te kualifikimit, kolegjit te apelimit dhe komisionereve publike.Per kete votim do te aplikohet nje sistem i posaçëm elektronik qe garanton fshehtësinë e votës.Me pas është mbledhur komisioni i cili duhet te vlerësoje te gjithe kandidatet i cili ka vendosur qe te hënën dhe te marten te dëgjoje ata kandidate qe nuk i kane plotësuar kriteret dhe qe kane marre rekomandim negativ nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit, duke lene te hapur mundesine qe seanca dëgjimore te zhvillohen me te gjithë ata qe kane aplikuar per organet e vetingut.Komisioni ka kohe deri ne 1 qershor per te vlerësuar te gjithe kandidatet e per te përgatitur listen finale per votim, ne mënyre qe t?i hape rruge punës se dy komisioneve te tjera.