ruga ?Pavarësia? ose e njohur ndryshe si rruga e plazhit në Durrës është drejt përfundimit të rikonstruksionit. Kreu i qeverisë ka zgjedhur vetë të inspektojë puinimet që sipas tij synojnë të shmangin numrin e aksideneteve në këtë zonë të mbipopulluar gjatë sezonit të verës. Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet për rindërtimin e rrugës ?Pavarësia? në Durrës. Sipas Ramës, këto rrugë janë të domosdoshme pasi ulin ndjeshëm rrezikun për aksidente. Rama: ?Është transformim i madh, pasi i jep një hapësirë të ndërmjetme që e lidh gjithë komunitetin me të dyja anët e rrugës, me një hapësirë komunikimi. Nuk është thjesht një lumë në mes, me makina, që duhen kapërcyer për të kaluar nga ana tjetër, por ka goxha hapësirë për njerëzit.?