Report TV - Gjinushi: Rama të reflektojë për koalicion, nuk tërhiqemi nga gara

  • 7 years ago
E ndërsa tre aleatë të PS janë tërhequr nga gara
E ndërsa tre aleatë të PS janë tërhequr nga gara duke kërkuar që votat e mbështetësve të tyre të shkojnë direkt për PS, në një intervistë për Report Tv, kryetari i PSD Skënder Gjinushi deklaron se nuk lëviz nga qëndrimi i tij dhe i kërkon Edi Ramës që brenda dy ditëve të formojë koalicionin, pasi në të kundërt do të dalin të vetëm.

Gjinushi shprehet se PSD pretendon që të marrë tre mandate, ndërsa shton se Basha aleatët e vet i futi në lista dhe se marrëveshja PS-PD është politike dhe jo juridike.

Gjinushi shprehet se pa PSD, Rama nuk e formon dot qeverinë, ndërsa thotë se me mandatet që do të marrë në zgjedhjet e 25 qershorit nuk e lë në baltë të majtën, por do të bashkojë votat për të bërë 71 mandate.

?PSD nuk e lë të majtën në baltë, PS nuk mund të fitojë e vetme zgjedhjet. Nuk i ka kapur as në 2009 dhe as në 2013, 71 vetëm.

Ne luftojmë në qarqet e mëdha nga Vlora në Shkodër, pretendojmë mbi tre mandate. PS të na mbështesë në zonat tona dhe ne e mbështesim në zonat e tjera.

PS e di mirë, llogaritë tona nuk kanë dalë kurrë të gabuara, ka qenë PS që ka kërkuar falje, dhe për të tretën herë nuk mund të kërkojë falje.

Recommended