Ora News – Rama: Na jepni 71 vota e ata ikin nga qeveria më 26 qershor

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas zhbllokimit në Kuvend të vettingut, kryeministri Edi Rama premton nisjen e punës për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit.
Teksa zhvilloi një takim me banorët e Manzës në Durrës, Rama u shpreh se reforma në drejtësi është operacioni më i vështirë ndërmarrë në trupin e Shqipërisë.
Vetëm kur pallati i drejtësisë të pastrohet nga prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar atëherë, do fillojë drejtësia e re përpara të cilës do të jenë të gjithë të barabartë. Dhe politikanët të cilët kanë bërë zullume, për të cilat drejtësia do kërkojë llogari do marrin ndëshkimin e merituar.
Marrëveshja me PD-në, tha kreu i qeverisë, ishte për të shpëtuar vendin dhe u kërkoi votën banorëve të Manzës për tu dhënë mundësinë të vijojë reformat shtet formuese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-na-jepni-71-vota-e-ata-ikin-nga-qeveria-me-26-qershor/