Ora News – "Finalja" Vllaznia –Tirana, Shtubina : I sigurt tek fitorja, bardheblutë nën presion

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

E cilësuar ndeshja jetike e vitit, për dy skuadrat që kanë shënuar historinë në futbollin shqiptar, e që për fat të keq duhet të luajnë për mbijetesë. Ky është fati i Vllaznisë dhe Tiranës që të shtunën në orën 17 në "Loro Boriçi" do të vendosin se cila qëndron në kategorinë superiore. Për të mbajtur lart moralin, por edhe për një përgatitje sa më të mirë rreth kësaj sfide, Vllaznia e Shkodrës ka udhëtuar mesditën e së martës drejt Ulqinit, ku do të qëndrojë 3 ditë në shtetin fqinj të Malit të Zi.

Tekniku Armando Cungu do të duhet të ndërtojë formacionin anti -Tirana, por mungesat mbeten shqetësimi kryesor.

Kapiteni Ndriçim Shtubina nuk udhëtoi me ekipin, pasi kartoni kuq i marrë ndaj Teutës, nuk e lejojnë të luajë në këtë ndeshje të rëndësishme, por ai shpreh besimin se Vllaznia do të japë më të mirën.

Ndriçim Shtubina: "Pse të mos fitojë Vllaznia. Tirana është më në presion. Ka shumë ndeshje që nuk fiton. Vllaznia ka forca. Nuk mendoj as barazimin, vetëm fitoren.?

Vllaznia pretendon se është penalizuar nga gjykimi këtë sezon dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit shkodran i kanë kërkuar federatës arbitra të huaj. Për Shtubinën kjo kërkesë është legjitime.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/finalja-vllaznia-tirana-shtubina-i-sigurt-tek-fitorja-bardheblute-nen-presion/