Report TV - ‘Ring Center’ feston 2 vjetorin, të ftuar special dhe dhurata për blerësit

  • 7 years ago
Kjo fundjavë ka pasur festë në RING me rastin e 2 vjetorit të Qendrës Tregtare.

Aktivitete speciale me numra akrobacie, numra magjike dhe lojëra për fëmijë kanë shoqëruar ditën e djeshme në RING; aktivitete që vazhduan gjatë gjithë ditës dhe paditje e djeshme kishte të ftuar speciale si NRG Band, trupa e baletit te Albi Nako Dance dhe Eneda Tarifa.

Ring ka rezervuar lojra dhe dhurata për të gjithë klientët.

Festa do të kulmojë sot me paradën e maskoteve dhe të ftuarit speciale Ermal Mamaqi dhe Alban Skënderaj. Dhurata që RING ka rezervuar për klientët me rastin e 2 vjetorit janë Uljet deri në 70% në të gjitha dyqanet; ulje të cilat do të vazhdojnë deri të dielën, me datë 21 Maj.

Recommended