Ora News – Nëse nuk ka tym të bardhë sonte, Gjata: Zgjidhjen do ta jepte Kolegji

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Email
Konstitucionalisti Çlirim Gjata është i mendimit se Kolegji Zgjedhor duhet të pranojë ankimimin e PAA për listat shumëemërore të kandidatëve.
I ftuar në intervistën e Ora News, Gjata thotë se ky vendim do të ishte një valvul shkarkimi i gjithë këtij presioni dhe një shtysë për marrëveshje politike mes palëve edhe nëse nuk arrihet gjë nga tryeza e sotme mes krerëve politikë në Kryesinë e Kuvendit.
Çlirim Gjata: Gjykata ka dy mundësi ose ta pranojë ose rrëzojë. Rrëzimi mbetemi kështu si jemi në stanjacion. Pranimi, mendoj që duhet pranimi dhe flas si jurist.Gjykata duhet të shohë ligjin.Gjithë themeli i kësaj është të numërosh nga 1-50, duket qesharake por çfarë të bëjmë. Listat e kandidatëve dorëzohen jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve, nuk përfshihet 18 qershori. Me 28 në darkë ka mbaruar afati, me 29 i kanë dorëzuar.Numërimi të nxjerr zbuluar. Kolegji nesër duke zbatuar ligjin duhet të pranojë kërkesë-padinë dhe të çregjistrohen listat. Mendimi im.Duke u çregjistruar listat, zgjedhje me 18 qershor nuk ka.Sepse nuk ka lista dhe as kandidatë, shkohet detyrimisht në shtyrje zgjedhjesh. Por nuk ka asnjë zgjidhje ligjore se kush e cakton datën e re, as KQZ nuk e cakton dot dhe as Presidenti. Përveç krizës politike ne hyjmë në krizë juridike.Detyrimisht duhet të shkojnë në marrëveshje politike që pastaj të shkojnë në parlament dhe të ndryshojnë kodin zgjedhor.Prandaj ka një valvul tjetër shkarkimi nëse nuk arrihet gjë sonte.
Duke komentuar takimin e sotëm, Gjata shpreson në përgjegjshmërinë e atyre burrave të mbledhur në tryezë për gjetjen e një zgjidhje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nese-nuk-ka-tym-te-bardhe-sonte-gjata-zgjidhjen-do-ta-jepte-kolegji/