Ora News – Shkodër, Rama: Pse PD ka braktisur zgjedhjet e ka marrë vesh edhe krapi

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga qyteti i Shkodrës, ku zhvilloi një takim me të rinj që votojnë për herë të parë, kryeministri Edi Rama ftoi demokratët që të votojnë më 18 qershor për t?i dhënë fund kthetrave të korrupsionit në drejtësi.
Rama tha se arsyen se pse opozita ka braktisur zgjedhjet e kanë marrë vesh edhe krapat në liqenin e Shkodrës.
Rama: Partia Demokratike ka vendosur të arratiset nga fusha e betejës. Ka vendosur të braktisë zgjedhjet dhe t?i lërë pa zgjedhje ata që janë mësuar ta votojnë. E ka bërë në radhë të parë për një arsye që tani e kanë marrë vesh edhe gjithë krapat e liqenit të Shkodrës. E ka bërë sepse nuk do të ndahet nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që ua kanë marrë shpirtin të gjithë shqiptarëve. Nëse po themi Lulzimi e rregullon me gjykatën me një raport mjekësor, nuk ka qytetarë që mund ta rregullojnë pa para në dorë.
Nëse Saliu e rregullon me gjykatën me një telefon, shqiptarët e thjeshtë nuk mund të marrin në gjykatë atë që u takon sepse gjykatat tona janë bërë pazar të gjësë së gjallë, ku e drejta shitet dhe blihet, por nuk jepet dhe nuk merret.
A mund të ma thotë kush se si mundet që një prind që voton PD-në ta pranojnë që Partia për të cilën ka votuar t?u mohojnë mundësinë që në një vend ku drejtësia të jetë e njëjtë për të gjithë. Si mundet që një sipërmarrës që voton PD-në ta pranojë që për shkak se ata që e udhëheqin PD-në janë lidhur si mishi me thojin me ata që ia kanë marrë shpirtin këtij populli nëpër gjykata, edhe ai të vazhdojë të jetë peng i vendimeve të korruptuara të gjykatave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-pse-pd-ka-braktisur-zgjedhjet-e-kane-marre-vesh-edhe-krapat-ne-liqenin-e-shkodres/