Ora News - Zgjedhjet e 18 qershorit, deputetët e PS thirrje për pjesmarrje masive

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Socialiste kërkon një pjesëmarrje të lartë në zgjedhjet e 18 qershorit, për ti dhënë një qëndrueshmëri qeverisjes në katër vitet e ardhshme. Gjatë takimeve të zhvilluara në Himarë dhe Lukovë, Damian Gjiknuri ka ftuar dhe emigrantët të bëhen pjesë e proçesit. Ndërkohë në Gramsh e Cërrik, Taulant Balla ftoi të rinjtë të votojnë PS, si alternativa që u ofron punësim e reforma.
Drejtuesi i fushatës së PS-së në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, ka kërkuar nga emigrantët të kthehen në Shqipëri për të votuar në zgjedhjet e 18 qershorit.
Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në Himarë, ai ka nënvizuar se një pjesëmarrje e lartë në zgjedhje do ti japë qëndrueshmëri qeverisë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-e-18-qershorit-deputetet-e-ps-thirrje-per-pjesmarrje-masive/