Rama komenton protestën e PD-së

RTV KLAN

by RTV KLAN

0 views
Kryeministri Edi Rama e shoqëroi komentin e tij për protestën e opozitës me një foto që sipas tij tregoi përmasat reale të mbështetjes që kanë sot drejtuesit e Partisë Demokratike dhe kauza e tyre.

Në komentin e tij Rama thotë se lidershipi i PD-së nuk ka më asnjë lidhje me bazën e PD-së dhe me ata që e kanë votuar PD-në zgjedhjet e shkuara dhe që do ta votonin prapë nëse PD-ja nuk do të arratisej jashtë sistemit demokratik. Më herët nga Selenica e Vlorës ku nisi fushatën elektoralë për zgjedhjet e 18 qershorit adresoi në emër të demokratëve një ftesë për të mos bojkotuar procesin elektoral.

Pas protestës dhe çadrës së opozitës Rama tha se fshihet frika e kësaj të fundit nga Vetingu i gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar. Mbështetësve socialistë u premtoi se zhbllokimi i Vetingut dhe reformës në drejtësi do të vijë nga parlamenti I dalë nga zgjedhjet e 18 qershorit.


Tv Klan