“VESPA DHE MIQTË”, QINDRA MOTORË MBËRRIJNË NË SHKODËR

  • 7 years ago
Dashamirësit e motorit Vespa u mblodhën për të festuar për të pestin vit radhazi ditën që në Shkodër i është kushtuar këtij motori. Një nismë kjo për të promovuar turizmin dhe pasionin e të rinjve për motorat në Shkodër.

Dhjetëra pjesëmarrës në festën e Vespës kishin organizuar edhe një udhëtim përgjatë brigjeve të Liqenit të Shkodrës deri në zonën kufitare me Malin e ZI. Një tjetër grup kishin mbërritur nga Vlora me 4 motorë enkas për festën e Vespës në Shkodër. Për Kastriot Sulçen ishte hera e parë që vjen në Shkodër me motorin e tij Vespa, ndërsa po përpiqet të diskutojë me miqtë e tij që një festë të tillë t?a organizojë edhe në qytetion e tij bregdetar.

Krijimi i grupit të motorëve ?Vespa Club? në Shkodër është një nismë e të rinjve Shkodranë, të cilët që nga viti 2013 kanë krijuar një grupim me rreth 100 anëtarë. Përveç aktiviteteve kulturore të organizuara vit pas viti, ?Vespa Club? ndërmerr vazhdimisht udhëtimi turistike brenda dhe jashtë vendit.

Category

🎵
Music

Recommended