Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka sulmuar dy partitë e mëdha se e kanë marrë peng sistemin zgjedhor. Në një takim me strukturat e njësisë 1 dhe 2, në Tiranë, Idrizi tha se partia që ai drejton futet e cunguar në këto zgjedhje. Idrizi: Ne sot kemi një kastë politike e cila është e mbërthyer në disa duar Kjo është arsyeja që ne hymë në këto zgjedhje të cunguar. Me një formulë ku dy ?mamuthët e mëdhenj? të politikës, jo vetëm e kanë kapur peng sistemin zgjedhor, por e mbajnë peng me konfliktualitet.