Kryeministri Rama takim me të rinjtë në Lezhë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çështja e punësimit ishte në qendër të një takimi që kryeministri Edi rama Zhvilloi me të rinj të qytetit të Lezhës. Megjithë vendet e reja të krijuara, gjetja e një pune në Shqipëri sipas Ramës ndryshon nga ajo që ndodh rëndom në Europë.Edi Rama - Sipas një studimi shumë serioz në vendet e zhvilluara një student ekselent e fillon punë e tij të parë pasi ka dhënë mesatarisht 25 intervista. Ndërsa këtu tek ne jemi mësuar me idenë me të parën, me babin, me mamin, me kushërinjtë, me partinë, me ku di unë se kë, dhe hajde të marrim punën e parë. Kjo nuk funksion më.Milena Harito - Dhe e keqja e sa është se të bën pastaj të varur nga babi, mami dhe partia, ndëkohë që asnjë nga ju nuk është i varur nga askush sepse e keni fituar vetë.Edi Rama - Pjesa më pozitive nga pikëpamja morale për administratën dhe për ata që futen në shëbimin civil është që në momentin kur e fiton vetë dhe kur je aty me meritën tënde është komplet tjetër vetëdije, dhe ësjhtë komplet tjetër raport me punën, me institucionin, me eprorët se sa kur je aty si pasojë e një ndërhyrje që sot është nesër nuk është, dhe një fuqie që sot e ke nesër s?e ke dhe një mbështetje që sot ta dhanë nesër s?ta japin. reforma, e them siçerisht, ka qënë shumë kundër natyrës së shtetit që për shumë vinte ishte i tillë.