Berisha-Ramës: Me 13 maj do të të duket çadra “Everest”

RTV KLAN

by RTV KLAN

0 views
Ish-kryeministri, Sali Berisha ftoi qytetarët e Tiranës të hapin dyert për të rinjtë që do i bashkohen nga mbarë vendi protestës së të shtunës. Berisha tha se marshimi i 13 majit do të jetë paqësor, por paralajmëroi kryeministrin Rama për deklaratat denigruese që sipas tij ka bërë ndaj mbështetësve të opozitës.

?Mos i përçmo, mos përdor postin për t?i fyer dhe poshtëruar shqiptarët ngado qofshin, se të jesh i bindur që gjeja më e thjeshtë e tyre është të të japin atë që meriton në jo me pak se gjysmë ore. Të ftoj të rrish në atë dritare në 13 maj dhe të garantoj që në protestën e kemi paqësore, por një gjë të siguroj: Edvin çadra do të duket ?Everest?.?

Një këshillë të dytë e pati sërish për pasardhësin e tij, të cilin e akuzoi si varrmihës të pluralizmit politik.

?Edvin ke marrë përsipër aktin më makabër në historinë e shqiptarëve, të behësh varrmihës i pluralizmit politik. Të bëj thirrje nëse të ka ngelur qoftë edhe sadopak mendje, hiq dorë nga kjo sipërmarrje. Nuk kane lindur kurrë ata që mund të varrosin pluralizmin politik.?

Ftesën për protestën e 13 majit e adresoi jo vetëm për shqiptarët brenda kufirit.

Berisha paralajmëroi se kryeministri Rama ka gati një skenar për të ndalur të rinjtë që t?i bashkohen protestës së opozitës, duke organizuar ditën e shtunë piknikë me gjimnazistët në rrethe.

/Tv Klan