Ora News – BE, 700 milionë euro për projekte e reforma për periudhën 2014-2020

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Delegacioni i Bashkimit Europian ka organizuar panairin e asistencës së BE në Shqipëri ku u prezantuan për publikun projektet që do të marrin mbështetje nga Europa për periudhën 2014-2020. Fondet që Shqipëria përfiton në sektorë si drejtësia, transporti, mjedisi e arsimi kapin shifrën e 700 milionë euro. Të pranishëm në aktivitet ishin Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, si edhe përfaqësues të delegacionit të BE në Shqipëri.
Rreth 700 milionë euro janë fondet IPA të Bashkimit Europian për Shqipërinë për periudhën 2014-2020.
Fondet do të shkojnë për një sërë reformash e projektesh që synojnë përgatitjen e Shqipërise për integrimin në BE.
Projektet u prezantuan përmes panairit të asistencës së BE në Shqipëri nga ku Ministrja, Klajda Gjosha, tha se integrimi në familjen europiane kërkon një administratë publike të aftë.
Gjosha: Fondet e BE-së përmes programeve të ndryshme në vite kanë përqafuar secili sektor të administratës me qëllim forcimin e kapaciteteve të saj për të harmonizuar legjislacionin si dhe duke përgatitur vendin për të marrë përsipër detyrimet që lindin nga anëtarësimet.
Shef i bashkëpunimit në Delegacionin e BE në Shqipëri, Yngve Engström, tha se BE do të mbështesë ato reforma dhe sektorë që do të mudësojnë rritjen e kapaciteteve të Shqipërisë, por edhe standarde më të mira jetese për qytetarët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/be-700-milione-euro-per-projekte-e-reforma-per-periudhen-2014-2020/