Kryetari i Kuvendit Ilir Meta kërkoi mbështetje për të rinjtë gjatë një takimi të zhvilluar në njësinë 2 në Tiranë kandidatët e LSI për deputet për këtë qark. Meta: ?Të rinjtë kanë ato ëndrra të cilat i bëjnë të sakrifikojnë gjithçka për të ardhmen e tyre dhe të vendit të tyre dhe kanë atë idealizëm pa të cilin një vend nuk mund të ndryshojë dhe nuk mund të ketë progres shoqëror? Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi u shpreh në fjalën e saj se LSI-ja është partia politike, që ka një program real për arsimi cilësor dhe për punë të mirëpaguara.