Rama: PD kunder zgjedhjeve e vettingut, i shpalli luftë BE-së e SHBA-së - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Socialiste ndez motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit.Kongresi elektoral ka shpalosur programin me të cilin Edi Rama dhe ekipi i tij do t?u kërkojë shqiptareve një mandat të dytë qeverisës. Gjatë fjalës ne kongres, lideri i mazhorances u ndal edhe tek bojkoti i opozitës.Reforma ne drejtësi ishte një tjetër arritje e madhe që sipas Rames po përballet me pengesa e zvarritje të shumta. Por parlamenti i ri, theksoi lideri socialist, do të arrije të zhbllokojë vetingun.Për të treguar vendosmërinë e mazhornacës së zgjedhjet do të zhvillohen në datën e caktuar, kryeministri iu referua një kënge të vjetër labe.Edi Rama foli edhe për negociatat mes palëve, duke thënë se Partia Socialiste ofroi gjithçka për të arritur një marrëveshje. Por sipas tij, demokratët nuk ishin të gatshëm për shkak se i tremben drejtësisë.PD do të hedhë në erë zgjedhjet, për të hedhur në erë vetingun dhe gjithë Shqipërinë.

Recommended