Operacioni - Italia sekuestron 37 tonë drogë me destinacion Libinë e luftëtarët e ISIS

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia financiare italiane në bashkëpunim me Policinë doganore dhe Drejtorinë Antiterrorizmit kanë sekuestruar në portin e Xhenovas 37 tonë drogë e quajtur ?droga e luftëtarit?.
Janë 37.500.000 tableta Captagon, një derivat i përzierjes së amfetaminas e teofillinas e cila përdoret mjaft ndër luftëtarët e ISIS në zonat e luftës në Lindjen e Mesme. Kjo lloj droge njihet dhe si terapie e dhimbjes e ndihmon në rritjen e rezistencës së trupit gjatë luftimeve.
Ngarkesa e drogës u gjet në një nga 3 kontenierët e ardhur nga India e me destinacion portin Misurata në Libi, fshehur mes mallrave me stofa sintetike e shampo flokësh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/bota/italia-sekuestron-37-tone-droge-me-destinacion-libine-e-luftetaret-e-isis/

Category

📺
TV

Recommended