Report TV - Basha:Ligjërisht s'ka zgjedhje në 18 Qershor, KQZ ka marrë fund!

  • 7 years ago
TIRANËNdryshe nga kryeministri që këmbëngul se zgjedhjet do të bëhen më 18 Qershor, kryeopozitari Lulzim Basha shprehet se zgjedhje në këtë muaj nuk do të ketë.

Duke mbajtur fjalimin sot nga cadra e protestës, Basha hodhi një sërë akuzash ndaj institucionit kryesor të zgjedhjeve, KQZ.

?Edi Rama dhe Ilir Meta kanë thyer kodin zgjedhor se ligjërisht nuk ka zgjedhje në 18 qershor, nuk ka lista kandidatësh për 18 qershor?, tha Basha.

Ai akuzoi KQZ-në se ka refuzuar ti vërë në dispozicion tre anëtarëve të saj, listat e qytetarëve që kanë firmosur për disa parti politike.