Ora News - “Rama veproi drejt me Kavajën, PD gabim që s’pranoi ofertën e McAllister”

Ora News Emisione

by Ora News Emisione

0 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analisti Lorenc Vangjeli shprehet se vendimi i kryeministrit Rama për të tërhequr nga zgjedhjet ne Kavajë kandidatin e PS ishte i duhuri pasi evitoi skenarin e zymtë të përgatitur nga opozita.
Për Vangjelin opozita veproi gabim me refuzimin që i bëri ofertës së McAllister.
18 qershori u shpreh Lorenc Vangjeli do të jetë formal duke shtuar se mund të ketë zgjedhje por jo zgjidhje.
Vangjeli: Vendimi i Ramës për Kavajën i drejtë
Vangjeli: Ky ishte një veprim jashtëzakonisht i drejtë i Ramës, akt që do brohoritur pavarësisht motiveve dhe që ndoshta shmangu diçka që kur do të ndodhtë do të na bëntë të pendoheshim. Aktet e qeverisë, të gjitha qeverive nuk meritojnë duartrokitje, ky është detyrim, është detyrë e tyre dhe Rama kësaj radhe veproi si kryetar i qeverisë së Shqipërisë. Askush nuk e dinte çfarë do të ndodhte në Kavajë, por të gjitha prognozat ishin të zymta.
Vangjeli: Opozita duhet të kishte pranuar ofertën e 25 prillit
Vangjeli: Opozita i re daulleve të fitorës dje pa kuptuar çfarë kishte ngjarë. Aq e dukshme është kjo sa edhe Presidenti Nishani me një kostum të theksuar blu, në mënyrë të shpejtë e konsideroi një akt të drejtë dhe e konsideroi të tillë, imagjonin akti në vetëvete si ishte.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vangjeli-vendi-po-hyn-ne-nje-spirale-nuk-dihet-ku-do-dale/