Report TV - "Tirana Art Fest",fituesit në këngë kërcim, aktrim dhe kostumografi

  • 7 years ago
Pas një rrugëtimi të gjatë, i cili ka kaluar nëpër të gjitha gjimnazet e Tiranës, u zhvillua dje në mbrëmje edicioni i dytë i ?Tirana Arta Fest?.

E kthyer tashmë në një traditë për promovimin e talenteve të reja në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës në gjimnazet e kryeqytetit, ?Tirana Art Fest? shpalli fituesit në të gjitha zhanret dhe disiplinat si këngë, kërcim, aktrim dhe kostumografi.

Çmimi i parë në këngë shkoi për Rea Nuhun, artisti i ri më i mirë u shpall Bertila Bruka, ndërsa grupi më i mirë në këngë u shpall ai i gjimnazit ?Qemal Stafa?.

Ndërsa, grupi më i mirë në kërcim u shpall ai i gjimnazit ?Ismail Qemali? dhe në Hip Hop gjimnazi ?Partizani?.

Një risi për këtë edicion ishte edhe pjesëmarrja e shkollave dhe gjimnazeve të zonave rurale, ku për herë të parë grupi më i mirë Folk u shpall ai i shkollës ?Ibrahim Hasmema?, Petrelë, ndërsa grupi më i mirë i djemve ai i shkollës ?Sadik Stavileci?, Kashar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në edicionin e dytë të ?Tirana Art Fest? dhe theksoi se kjo është një mundësi për të gjithë të rinjtë dhe të rejat e talentuar.