Report TV - Akuza: Të konfiskohen 2,1 mln m2 prona të Kajollit,të fituara nga droga

  • 7 years ago
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon të konfiskojë për t?ia kaluar shtetit pasurinë prej 2.1 milionë metra katrorë tokë bujqësore e kullota në pronësi të Fatmir Kajollit ish zyrtarit lokal të partisë republikane në Fier dhe familjarëve të Kajollit.

Ish këshilltari lokal i partisë republikane në qarkun e Fierit sipas Prokurorisë nuk ka mundur të justifikojë me burime të ligjshme këtë pasurie e për pasojë ajo duhet të shtetëzohet me vendim gjykate.

Veç pronave të paluajtshme Krimet e Rënda kërkojnë dhe konfiskimin e tre bizneseve në emër të Kajollit dhe familjarëve të tij përfshi ?Shoqeria ?Citadella? sh.p.k, Shoqeria ?ABA 2011? sh.p.k, INTERNATIONAL PARKING 2011? sh.pk?.

Por përse kërkohet konfiskimi i kësaj pasurie e ndarë në 23 parcela me tokë truall, bujqësore, pyjore dhe tre shoqëri biznesi.

Sipas prokurorisë Kajolli ?akuzohet se i ka siguruar këto pasuri në bazë të të ardhurave të siguruara nga aktiviteti i tij i paligjshëm në Itali, ku rezulton se është dënuar 2 herë për veprat penale të pjesëmarrjes në ?Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope? dhe ?Pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shkelje e ligjit për lëndët narkotike?.