Ora News - Sejko: Tejzgjatja e tensionit politik, pasiguri për ekonominë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tejzgjatja e tensioneve politike do të sjellë pasiguri në ekonomi dhe frenim të investimeve nga bizneset. Shqetësimi u shpreh Guvernatori, Gent Sejko, pas raportimit vjetor të Bankës së Shqipërisë në Komisionin e Ekonomisë, i cili tha se deri tani nuk vërehen shmangie thelbësore, por nuk përjashtoi mundësitë që kriza politike të ketë ndikim edhe në rënien e rritjes ekonomike. Nisur nga tensionet politike, Banka e Shqipërisë po monitoron parametrat makro-ekonomike.
Ekonomia dhe ecuria e saj do të përballet me të gjitha pasojat e zgjatjes dhe përshkallëzimit të tensioneve politike.
Shqetësimin për pasigurinë që po shfaqet me projektet e investimit të biznesin, e ka shprehur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/kriza-politike-sejko-cdo-tejzgjatje-do-ndikonte-ne-ekonomi-po-monitorojme/