Ora News - Athinë - Leje qëndrimi në Greqi, mundësi dhe rregulla të reja për emigrantët

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emigrantët në Greqi që nuk kanë dokumente të rregullta qëndrimi, mund të shfrytëzojnë një shans për legalizimin e tyre. Nëse ata përmbushin disa kushte të caktuara, mund të pajisen me leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme.
Të drejtën aplikimit e kanë ata emigrantë që kishin dikur leje qëndrimi, edhe pse tashmë ajo leje ka skaduar.
Apo emigrantët që kanë në pasaportën e tyre një vizë hyrëse në Greqi, të lëshuar tre vjet para aplikimit. Thene kete një emigrantë që ka hyrë me vizë në Greqi në prill 2014, mund të aplikojë për leje të jashtëzakonshme.
Ka shumë emigrantë që ndodhen në Greqi prej shumë vjetësh, po kurrë nuk mundën të marrin leje qëndrimi. Këta tashmë mund të aplikojnë, nëse vërtetojnë se ndodhen në Greqi të paktën shtatë vitet e fundit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/leje-qendrimi-ne-greqi-mundesi-dhe-rregulla-te-reja-per-emigrantet/