Ora News – Durrës, mbi 300 palma të thara do priten, do zëvendësohen me të reja

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pjesa dërrmuese e palmave në qytetin bregdetar të Durrësit janë tharë dhe pritet të zëvëndësohen me palma të tjera. Temperaturat disa gradë nën zero që pllakosën vendin përgjatë muajit janar kanë dëmtuar në masë palmat e mbjella përgjatë viteve të fundit në qytetin bregdetar të Durrësit.
Pemët dekorative tropikale nuk arritën t?i mbijetonin të ftohtit të acartë. Janë mbi 316 palma të mbjella në rrugën e plazhit, në zonën që njihet me emrin ?Pavarësia?, të thara dhe pritet të shkulen nga komunalia e plazhit dhe ndërmarrja e gjelbërimit.
Vihet re me sy të lirë, që asnjë prej këtyre palmave nuk ka çelur, ndonëse kemi mbërritur në fund të muajit prill. Ndërmarrja e pastrim gjelbërimit në Durrës po pret edhe disa ditë për të vendosur për fatin e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/durres-mbi-300-palma-te-thara-do-priten-do-zevendesohen-me-te-reja/