Report TV - Dalipaj dhe Dauti, ja lidhjet me drejtuesit e policisë së Durrësit

  • 7 years ago
Ervin Dalipaj dhe shoku i tij Juxhin ose Xhino Dauti të vrarë në 25 prill 2017 në mbikalimin e Sukthit, kanë pasur lidhje të forta në strukturat hetimore të policisë së Durrësit. Duket se falë këtyre njohjeve, Dalipaj lëvizte lirshëm me pistoletë në brez dhe me makina luksoze, megjithëse ishte në kërkim policor prej 16 muajsh, për akuzën e rrëmbimit, torturimit dhe vrasjen e shtetasit Gazmend Çollaku.

Të njëjtën gjë bënte dhe shoku i tij Juxhin Dauti, megjithëse ishte në hasmëri për vrasjen e ish-kampionit kombëtar të bilardos Fation Bani në Vlorë. Të dhënat tregojnë se Dalipaj dhe Juxhin Dauti, kanë pasur njohje direkte me shefin e sektorit të hetimit të Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar Arbër Zemani në policinë e Durrësit. Ky i fundit është personi përgjegjës për hetimin e vrasjeve në Durrës dhe që administron informacionin për veprimtarinë e Krimit të Organizuar në këtë qark. Burime pranë policisë së Durrësit i thanë gazetës ?Shqiptarja.com? se Zemani, është kushëri i parë i viktimës Juxhin Dautit. 27-vjeçari nga Vlora ishte së bashku me Dalipaj në makinën tip ?Audi 8S?, ku mbetën të vrarë të dy me 32 plumba.?Dauti dhe shefi i sektorit të hetimit të vrasjeve dhe Krimit të Organziuar në Durrës, rezultojnë të jenë djem tezesh, pasi nënat e tyre janë motra?-thanë burimet pranë policisë së Durrësit.