Report TV - Ilir Meta drejt Presidencës votimi sot pasdite në Kuvend

  • 7 years ago
Kryetari i LSI-së dhe njëherësh kryetari i parlamentit, Ilir Meta është duke shkuar drejt zyrës së kreut të shtetit, me bekimin e partisë së tij dhe të aleatit më të madh, Edi Ramës.

48 vjeçari që qysh prej vitit 2004 kur u shkëput nga Partia Socialiste për të krijuar LSI-në, ka qenë njeriu përcaktues i zhvillimeve politike në vend, pritet të marrë pasditen e sotme në parlament detyrën më të lartë shtetërore, atë të Presidentit të Republikës. Po si erdhën zhvillimet nga pritja e një kontributi të opozitës për një president konsensual në propozimin e Ilir Metës?

Së pari, Meta ishte lakuar si pretendent dhe dëshirues i këtij posti, qysh kur në vitin 2013 bëri marrëveshjen e bashkëqeverisjes me Edi Ramën. Asnjëherë nuk u zyrtarizua, por u përfol se marrëveshja kishte qenë për Ramën kryeministër dhe Metën President. Sa më shumë raundet presidenciale u afruan, aq më pak qe e dukshme dëshira e Metës publikisht për të marrë rolin e kreut të shtetit.