Ora News – Vaksina e rotavirusit, nga janari i 2018 do bëhet e detyrueshme

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fëmijët që do të lindin në janar të 2018 dhe ata që në këtë kohë nuk kanë mbushur 1 vjeç, do të kryejnë vaksinën e rotavirusit. Shefja e sëmundjeve infektive, Silva Bino, tha se kjo vaksinë e detyrueshme do të shmangë prekjen nga sëmundjet diarreike që në vendin tonë janë të larta.
Duke nisur nga janari i vitit 2018, vaksina e rotavirusit do të jetë e detyrueshme për të gjithë foshnjat për të shmangur mundësinë e prekjes nga një virus që shkakton sëmundje të stomakut dhe zorrëve.
Shefja e sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, tha se kjo vaksinë tashmë është vendorus në kalendar.
Bino: Është një vaksinë tepër e rëndësishme për moshën fëminore pasi parandalon sëmundje të rënda diarreike.
Kjo vaksinë do të injektohet në kohë optimale, 2 muaj pas lindjes së foshnjes.
Bino: Kjo do të aplikohet në moshën 0-1 vjeç, pra do të fillojë në moshën 2 muajsh dhe do të vazhdojë.
Ekspertët e shëndetit thonë se ka arsye përse vaksina e rotavirusit bëhet e detyruar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/vaksina-e-rotavirusit-nga-janari-i-2018-do-behet-e-detyrueshme/

Recommended