Ora News – PS troç Metës: Zgjedhim nesër presidentin o zgjedhje të parakohshme

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Socialiste flet troç i kërkon LSI-së të japë votat për presidentin ose vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi nga foltorja e Kuvendit i kërkon kryetarit të Kuvendit të thërrasë konferencën e kryetarëve dhe nesër të jetë raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit OSE vendi shkon në zgjedhje të parakohshme


Gramoz Ruçi: Sa për dijeni ne socialistët i kemi bërë llogaritë tona që i kemi pasur dhe po të dojnë i kemi 71 vota dhe për të zgjedhur presidentin pa LSI-në, por unë shpresoj të mos na detyroni të shkelim mbi moralin, sepse PS nuk dëshiron të zgjidhë me forcën e numrave.

U takon juve si forcë politike që jeni vendosur si intelokutor mes palëve dhe thashë do flas troç keni anuar nga pala tjetër.

Kemi gjykuar gjithmonë që do të zgjedhim të parin e vendit, do zgjedhim Presidentin e Republikës, Presidentin e fondacionit "Qemal Stafa".

Prandaj zoti kryetar u takon ju si forcë politike që jeni vendosur dhe si ndërmjetës dhe si intelekutor mes dy palëve dhe keni kaq kohë që pse të mos ta them se thashë që në fillim se do flas troç, keni anuar nga ana tjetër dhe mirë keni bërë për të arritur tek ai pikësynim i përbashkët që kemi pasur të gjithë.

Prandaj unë do të kërkoja që dhe ju të reflektonit për të mos e mbyllur këtë parlament me një dështim të tillë të paarsyetuar, të pa ligjëruar vetëm e vetëm për hatër të çadrës.

Ndërkohë që si kryetar i Kuvendit unë do tu kërkoja të mblidhnit menjëherë konferencën e kryetarëve për të shqyrtuar kërkesën e PS që qysh nesër të bëhen jo një por dy raundet që kanë mbetur dhe ose të zgjedhim Presidentin bashkë ose të shkojmë në zgjedhje për 45 ditë sipas ligjit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ruci-flet-troc-metes-o-te-zgjedhim-presidentin-o-te-shkojme-ne-zgjedhje-te-parakohshme/