Report TV - Ngërçi politik, Nishani takim me Bashën në Presidencë pas Metës

  • 7 years ago
Pas përfundimit të mbledhjes me kryetarët e degëve, Lulzim Basha zhvilloi një takim me Bujar Nishanin në Presidencë për rreth 30 minuta.

Pas takimit me Nishanin, kreu i opozitës ka takuar ish-kryeministrin Berisha.

Në daljen e parë për media për ditën e sotme Basha tha: ?I bëjnë analistët ato, qëndrimet tona i keni, qëndrimi i djeshëm është i djeshmi i sotmi dhe i nesërmi. Zgjedhje pa opozitën nuk ka për të patur më në Shqipëri, as sot as këtë vit as pas 10 vitesh as pas 100 vitesh. Gjenerata e re e shqiptareve nuk do të pranojë më vendosjen e monizmit as në Kavajë as në Shqipëri. Nuk do të ketë proces votimi monist, kryeqytetin e demokracisë që rrëzoi monizmin, nuk do rivendoset monizmi i diktuar nga krimi dhe prej andej në gjithë Shqipërinë do të çlirohet nga diktatura e krimit, nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, lajm këtu nuk keni se këtë them përditë?.

Takimi me Nishanin erdhi një ditë pas dështimit të negociatave për zgjidhjen e krizës, ndërsa sot në orën 15:00 zhvillohet raundi i tretë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Ndërkohë që mbrëmë edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një takim për rreth një orë me kreun e shtetit në përpjekje për të zgjidhur ngërçin politik.

Nishani pak javë më parë inicioi një tryezë për palët politike për zgjidhjen e ngërçit por dështoi që t'i bënte bashkë, tashmë nuk dihet nëse takimit e fundit me Metën dhe Bashën janë pjesë e një plani për një tryezë të dytë si shans të fundit, që opozita të futet në zgjedhje.

Opozita kërkon qeveri teknike me cdo kusht, pasi sipas Bashës, vetëm në këtë mënyrë do të garantohej vota e lirë.

Recommended