Report TV - Rama: Basha refuzoi draftin për ngërçin, zgjedhje në 18 qershor, fjala e plotë

  • 7 years ago
TIRANË-Parlamenti është mbledhur në seancën plenare të radhës për të diskutuar disa projektligje.

Seanca drejtohet nga Valentina Leskaj, ndërsa në orën 15:00 pritet të jetë seanca e jashtëzakonshme për raundin e tretë të Presidentit.

Ndërkohë opozita vijon bojkotin për të dytin muaj radhazi, ndërsa prezent në sallë janë vetëm e majta.

Fjala e Edi Ramës
Sot raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit, kemi qenë dhe jemi besnikë të asaj linje që kemi deklaruar, se duam një President për të gjithë shqiptarët dhe do të ishim të dëshiruar që PD të merrte pjesë në këtë proces.

Prandaj e kemi përshëndetur pikën e parë të platformës së negociatorëve të dërguar nga PPE për një president sa më konsensual.

Por mesa duket nuk është e mundur të parashikohet kur PD do të rikthehet në rrugën e arsyes.

Pasnesër skadon afati për kandidatët e 18 qershorit, ne do të respektojmë afatin dhe do të reskeptojmë edhe ditën dhe datën e përcaktuar nga Presidenti për të shkuar përpara popullit për të marrë me votë gjykim e tij për këtë mandat që po shkon drejt mbylljes.