Ora News – Ujërat e zeza, banorët: Po na sëmuren fëmijët, bojkotojmë zgjedhjet

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetëra familje të lagjes ?Shënkoll? në Elbasan, zonë pranë urës së shkumbinit, kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve nëse nuk ndërhyhet për disiplinimin e kanaleve të hapura të ujërave të zeza. Banorët thonë se prej vitesh ujërat e zeza u futen në oborret e banesave private, ndërsa fëmijët janë ata më të rrezikuarit nga infeksionet si pasojë e tyre.
Prej 26 vitesh, banorët e lagjes ?Shënkoll? pranë urës së Shkumbinit në Elbasan, thonë vuajnë mungesën e investimeve për kanalizimet e ujërave të zeza dhe të bardha.
Banorët thonë se janë të detyruar të jetojnë me praninë e ujërave të zeza brenda banesave të tyre që për ta është kthyer në burim infeksioni tek fëmijët.
Banorët e irrituar shprehen se problemi i ngritur prej tyre ka qenë gjithmonë vetëm një premtim elektoral, duke parlajmëruar bojkot të zgjedhjeve të qershorit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ujerat-e-zeza-banoret-po-na-semuren-femijet-bojkotojme-zgjedhjet/