Ora News – Nis rikonstruksioni i konvikteve në Qytetin Studenti Nr.2

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Godinat e Qytetit Studenti nr.2, pranë Inxhinierisë së Ndërtimit tashmë do të kenë një rrjet të ri energjetik që shmang të gjitha problemet me furnizimet e energjisë elektrike. Projekti parashikon investim në sistemin e ngrohjes dhe rinovimit të strukturës së brendshme të ndërtesave.
Investimi që pritet ti shërbejë 600 studentëve që akomodohen në këtë qytet dhe projekti u prezuantua nga ministri i energjetikës Damian Gjiknuri, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schütz.
Erion Veliaj: ?Ky projekt i kënaq të gjitha këto interesa. Dhe interesin për të pasur çmime të përballueshme në minimum për studentët që vijnë nga rrethet në Tiranë, për ti siguruar një komfort, por sigurisht për ti ulur faturën e energjisë me 20% të Bashkisë së Tiranës që mund të jenë shpenzime që ne mund ti harxhojmë për investime të tjera në të ardhmen.?
Për ministrin Gjiknuri rikonstruksioni sipas parimit të efiçiencës energjitike, do të thotë kursim deri në 20% të faturës së energjisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-rikonstruksioni-i-konvikteve-ne-qytetin-studenti-nr-2/

Category

📺
TV

Recommended