Report TV - Jave europiane, Ogerta Manastirliu: Në 2018 fusim vaksinën e ‘rotavirusit’

  • 7 years ago
Në javën europiane të vaksinimit, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, lançoi vaksinën e ?rotavirus? e cila pritet të hyjë në protokollin e vaksinave në vitin 2018.

Kjo vaksinë deri më tani është bërë privatisht me kërkesë të prindërve, ndërsa tani pritet të hyjë në librin e vaksinave të detyrueshme.

?Nga viti 2018 të fusim dhe një vaksinë të re, që është vaksina e ?rotavirus?, pra për të gjitha ato problemet diarretike, ne duam që ta zgjerojmë këtë kalendar në mënyrë që fëmijët tanë të jenë më të mbrojtur?, u shpreh Manastiliu.

Në fushatën e vaksinimit për fëmijët dhe të rriturit të vaksinës ?MMR?, e cila mbron nga fruthi dhe rubeola, mjekia pediatre Mimoza Çabiri, u shpreh se frika e prindërve se fëmijët preken nga spektri i autizmit nga kjo vaksinë është e pabazë.

?Nuk ka se si ta shkaktojë autizmin ?MMR?, dhe ne luftojmë vazhdimisht duke i mbushur mendjen nënave që nuk është e vërtetë, autizmin nuk e shkakton vaksina ?MMR? por fëmija lind autik. Me pak vështirësi e kemi rritur përqindjen e vaksinimit nga 100% që duhet të jetë, ne kemi arritur në 92%, tha Çabiri.