Report TV - Prag negociatash, ambasadorët e SHBA-BE dhe Rama te Meta

  • 7 years ago
Dita e sotme është vendimtare për negociatat për daljen nga ngërçi politik. Lëvizjet kanë nisur që paradite, ku ambasadorët e SHBA-BE dhe OSBE zhvilluan një takim për rreth një orë në zyrën e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Donald Lu, Romana Vlahutin dhe ambasadori i OSBE Bernd Borchardt diskutuan me Metën për zgjidhjen e ngërçit politik ku ndodhet vendi, që pas futjes së PD në çadër dhe bllokimit të Vettingut.

Takimi i tre ambasadorëve erdhi para negociatave që do të zhvillojnë sot zyrtari i PPE, David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein në Tiranë.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se tre ambasadorët në përfundim të takimit me kreun e Kuvendit, kanë pasur një bisedë të shkurtër mes tyre dhe më pas janë larguar.

Kujtojmë që dje ambasadori i SHBA, Donald Lu zhvilloi një takim me Bashën pas protestës që bllokoi rrugën për një orë.

Pas përfundimit të takimit të Metës me ambasadorët, në Kryesinë e Kuvendit është ngjitur kryeministri Edi Rama.

Takimi mes dy liderëve të koalicionit qeverisës ka zgjatur rreth 30 minuta dhe padyshim që në qendër të bisedës ka qenë situata politike.