Ora News - Protesta e PD - Basha: Sot kemi shansin ta zgjidhim krizën për dialog

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha nga çadra e protestës se sot është shansi që kriza politike të zgjidhet me dialog. Ai tha se përmes dialogut ose përmes përballjes populli do të fitojë gjithmonë. Kryedemokrati Basha u shpreh i gatshëm për çdo kompromis politik, por nuk do të tërhiqet për fatin e zgjedhjeve të lira.
Basha: Sot kemi shansin ta zgjidhim me dialog. Basha nuk përfaqëson veten e tij as PD, por shkoj me vetëdijen e plotë se përfaqësoj interesat e bashkimit më të madh popullor. E kam shumë të thjeshtë të gjej gjuhën e kompromisit politik për gjithçka më takon mua dhe PD, por nuk bëj asnjë dorëheqje për gjithçka u takon fateve të zgjedhjeve të lira.
Zgjidhja që ofrojmë është zgjidhje e ndershme, nuk po i kërkojmë pushtet në tavolinë, nuk po i kërkojmë të shporret, edhe pse i takon, por i kërkojmë ti jëpë mundesi shqiptarëve të votojnë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-sulmon-xhafajn-trego-procesverbalet-e-shkaterrimit-te-droges/