Report TV - Kompania Serenissima shkeli afatet, prishen kontratat për 'By Pass' Fier-Vlorë

  • 7 years ago
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka anuluar në mënyrë të njëanshme kontratat e lidhur me kompaninë italiane ?Serenissima Construzioni?. Këtë e pohon për Shqiptarja.com drejtori i përgjithshëm i ARRSH, Dashamir Xhika.

Sipas tij, institucioni që ai drejton i ka dërguar një letër shoqërisë në fjalë javën e kaluar, duke e njoftuar se e quan të patolerueshme zgjatjen e mëtejshme të afateve të ndërtimit të dy nga veprave serioze infrastrukturore rrugore, tej çdo limiti të parashikuar në kontratat e nënshkruara nga dy palët. Si pasojë, ARRZH e konsideron nga ana e saj të përfunduar marrëdhënien kontraktore.

Ndërkohë, Xhika sqaron se, duke qenë që projektet po realizoheshin me financim të huaj, konkretisht të dy bankave evropiane: Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH), pala shqiptare ka njoftuar njëkohësisht partnerët financues, duke lënë në dorë të tyre fjalën e fundit. Por shpresat për një ?prapa ktheu? duket se janë minimale.